Ekskluzivisht për shitje një duplex 2+1 me sipërfaqe totale 115,9 m², pranë Sima Com, Tiranë. Prona ndodhet në katet 6 dhe 7 të një ndërtimi të vitit 2024 dhe është e sapoarredur me arkitekt, e gatshme për banim.
Organizohet në korridor, sallon me kuzhinë, dy dhoma gjumi, një tualet të madh, depo funksionale dhe dy ballkone shumë të mëdha me pamje të lirë.
Arredimi ndërthur dizajnin modern me materiale cilësore dhe pajisje bashkëkohore:
Sistem kondicionimi Multisplit Extra
Elektroshtepiake Samsung A+++
Shkallë të veshura me Statuario Marble, import nga Italia
Parket premium, prodhim spanjoll
Veshje dekorative dhe punime gipsi të realizuara me kujdes
Sistem Smart Home / AI Control, me mundësi kontrolli të pajisjeve përmes telefonit
Një banesë e menduar për të kombinuar estetikën, funksionalitetin dhe komoditetin.
Çmimi i pronës: 268.000 € Parkimi: Dy poste parkimi opsionale, me çmim shtesë 35.000 € për të dyja.