Xheni Properties ofron ekskluzivisht për shitje një apartament 2+1+2 në Garden Building, në Rrugën e Kavajës, Tiranë. Prona ndodhet në katin e 13-të dhe ka sipërfaqe totale ndërtimore prej 168.3 m².
Apartamenti është projektuar fillimisht me tipologji 3+1, ndërsa organizimi aktual është përshtatur në 2+1, duke krijuar ambiente më të bollshme dhe komode. Mundësia për ta rikthyer në 3+1 e bën të përshtatshëm edhe për familje që kanë nevojë për një dhomë shtesë.
Interieri përfshin një ambient ndenjeje të lidhur me kuzhinën moderne me ishull dhe zonën e ngrënies, dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Parketi, ndriçimi i integruar dhe mobilimi i kuzhinës krijojnë një ambient të ngrohtë dhe të kuruar.
Detajet e pronës:
Tipologjia aktuale: 2+1+2
Tipologjia fillestare: 3+1, me mundësi rikthimi
Kati: 13
Sipërfaqe apartamenti: 135.1 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 29.2 m²
Sipërfaqe e gjelbër: 4 m²
Sipërfaqe totale ndërtimore: 168.3 m²
Pozicionimi në Rrugën e Kavajës ofron akses të drejtpërdrejtë në një nga akset kryesore të Tiranës, duke e lidhur pronën me shërbimet dhe aktivitetet e përditshme të qytetit.
Çmimi i apartamentit: 470,000 € Ofrohet edhe një post parkimi në katin −2, me çmim 40,000 €, veçmas nga apartamenti.
Për informacion të detajuar, planimetrinë ose për të caktuar një vizitë në pronë, kontaktoni Xheni Properties.