Ofrohet për shitje në tërësi një parkim privat me 36 poste në Astir, pranë Unazës së Re në Tiranë. Prona ndodhet në katin −1 të një objekti ekzistues, me mundësi akomodimi deri në 40 automjete, sipas organizimit të hapësirës.
Parkimi ka funksionuar si aktivitet privat prej 5 vitesh dhe është i gatshëm për përdorim të menjëhershëm. Një mundësi për investitorë dhe operatorë që kërkojnë një hapësirë parkimi ekzistuese në këtë zonë të Tiranës.
Çmimi total: 1,100,000 €.
Na kontaktoni për informacion të mëtejshëm dhe për të organizuar një vizitë në pronë.