Në rezidencën Mandarine Drive, pranë TEG-ut, ofrohet për shitje një vilë luksoze, totalisht e mobiluar dhe e investuar me kujdes në çdo detaj.
Vila ka një sipërfaqe ndërtimi prej 262,5 m², truall prej 305,2 m² dhe oborr me sipërfaqe 215,2 m².
Prona disponon pishinë private me sistem për ngrohjen e ujit dhe hidromasazh, e përshtatshme për përdorim gjatë gjithë vitit. Organizimi në tri nivele ofron ambiente të bollshme banimi, hapësira argëtimi dhe zona funksionale për të gjithë familjen.